Presidenti i Federatës Shqiptare të Ping Pongut, Krenar Dila dhe Sekretar i Përgjithshëm, Tonin Binoshaj kanë marrë pjesë në Kongresin Botëror të Ping Pongut, që po zhvillohet në Doha të Katarit.
Me ftesë të Federatës Botërore të Ping Pongut, në këtë Kongres ka qenë i ftuar edhe Presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli. Gjatë qëndrimit në Katar, delegacioni shqiptar ka zhvilluar shumë takime me homologë nga e gjithë bota, për të rritur bashkëpunimin dhe mbështetjen për sportin e Ping Pongut në Shqipëri.
Në këtë Kongres Petra Sorling është rizgjedhur Presidente e Federatës Botërore të Ping Pongut.