Arbitri Erjon Bastari është caktuar nga sektori i gjykimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit për të gjykuar duelin Vora-Vllaznia, takim i cili do të luhet pasditen e sotme në stadiumin ”Loro Boriçi” të Shkodrës për llogari të javës së 14-të të Abissnet Superiore.
Ndihmës të kryesorit Bastari do të jenë: Asistent 1:Devis Korreshi, Asistent 2:Gerald Cenolli, Arbitër i 4:Xhulian Bacaj.
Në sistemin VAR është Florjan Lata dhe AVAR, Daniel Vrapi.
Delegati Fededratës Shqiptare të Futbollit është Mario Kërtusha , ndërsa vëzhgues, Gjergji Selala.
Fatos LAMAJ



