Thursday, September 19, 2024

Duka: Kemi bërë gjënë më të mirë duke bashkëpunuar me RTSH-në. Futbolli do të shkojë në çdo cep të Shqipërisë

Lexo

Presidenti i FSHF, Armand Duka, Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Alfred Peza dhe presidenti i kompanisë Abissnet, Koço Kokëdhima, organizuan një ceremoni për arritjen e zyrtarizmit të bashkëpunimin FSHF-RTSH në sezonin e ri për transmetimin e ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore” për tre sezonet e ardhshme.

Në prononcimin e tij,  Presidenti Duka vlerësoi bashkëpunimin me RTSH-në për këtë marrëveshje dhe shprehu bindjen se kjo marrëveshje është gjeja më e mirë që është arritur me RTSH.

Fjala e Presidenti i FSHF, Armand Duka

“Sot kemi organizuar një ceremoni për të prezantuar fillimin e kampionatit apo edicionit të ri sportive për të falënderuar bashkëpunëtorët e rinj dhe të vjetër. Më kryesoret, këtu është RTSH-ja për marrëveshjen që kemi bërë për pasqyrimin e gjithë kampionateve të futbollit në Shqipëri. Duke nisur nga “Abisnet Superiore”, por dhe kampionatet e tjera.

Jam I bindur që kemi bërë gjënë më të mirë që kemi bërë marrëveshje me RTSH-në sepse është një televizion që mbulon çdo cep të Shqipërisë në këtë mënyrë do të çojë në çdo cep të Shqipërisë dhe futbollin duke e promovuar edhe më mirë.

Jam shumë i bindur që edhe nga ana e Federatës apo e klubeve të futbollit do të ketë një bashkëpunim shumë më të mirë dhe do të ketë akoma një edicion edhe më të mirë.

Unë e falënderoj drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së, Alfred Peza si dhe gjithë stafin e televizionit dhe jam shumë i bindur që do të bashkëpunojmë mirë për këtë vit.

E di që ka qenë dhe një sakrificë financiare jo vetëm nga televizioni publik por edhe nga buxheti i shtetit i cili ka kontribuar për të promovuar futbollin në Shqipëri.

Gjej rastin të falënderoj dhe Kryeministrin Edi Rama apo dhe ministrat e linjës që janë marr me këtë çështje dhe jam shumë i bindur që në këtë rrugë sikurse kemi bashkëpunimin me televizionin do të vazhdojë bashkëpunimi dhe me qeverinë për shumë nevoja të tjera që ka futbolli.

Gjithashtu dua të falënderoj shumë dhe bashkëpunëtorin tonë të vjetër apo dhe të ri, që është kompania “ Abissnet” e cila ka pagëzuar kampionatin Abissnet Superiore” apo dhe kampionit e të rinjve në vend.

Kemi bashkëpunim tre vjeçar dhe kemi vendosur ta vazhdojmë këtë bashkëpunim.

Për ne ka qenë një bashkëpunim i frytshëm dhe uroj që i tillë të jetë dhe për bashkëpunëtorët tanë.

Pronari i “Abisnet” Koço Kokdhima  është edhe pjesë e familjes tonë dhe nuk e ka thjesht marrëdhënie biznesi me ne por një kontribut për ta  realizuar misionin tonë për  futbollin .

Për tu kthyer edhe një herë duke falënderuar kryeministrin për kontributet e dhëna në sport por dhe për kontributin në këtë marrëveshje me RTSH, apo dhe për investimet e nisura që kemi prezantuar bashkërisht në fillim të vitit për stadiumet në Vlorë, Korçë dhe Durrës shpresojë që për ti dhënë dhe një shtytje më tej futbollit të kemi atë që quhet ligji i sponsorizonit.

Duhet baza ligjore që do ta ndihmonte sportin apo dhe për ta incitivonte atë edhe më shumë. Në këtë fillim edicionit do doja të uroja një sezon sa më të mbarë futbollistik të gjithëve, bashkëpunim sa më të mbarë me RTSH dhe me Abissnet Superiore” por dhe me partnerët e tjerë të FSH-së.

Duke qenë që jemi dhe afër fillimit të ndeshjeve të Kombëtares së Futbollit tonë uroj që të kemi shumë suksese në ndeshjet e radhës sepse dhe kjo është një nisje e re.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img