Gjatë vizitës së tij në Shkodër, Presidenti i FSHF-së Armand Duka ka marrë pjesë në inagurimin e dy fushave sportive në Juban e Shtoj si dhe në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Rajonele të Futbollit.
Një takim i veçantë ju rezervua nga Presidenti Alban Xhaferi bashkë me strukturat drejtuese të KF Vllaznia në zyrat e klubit. Gjatë këtij takimi informal me stafin drejtues u diskutua për zhvillimin e projekteve infrastrukturore me fokus kryesor ndërtimin e fushave me bar natyral. Presidenti Duka theksoi për shkak të mungesës së fushave stërvitore me bar natyral Shkodra nuk u përfshi si qytet mikpritës për Evropianin e U17 por një mundësi e tillë nuk duhet humbur për Evropianin e U21 në 2027. Duke vlerësuar rëndësinë e kësaj çështje jo vetëm për KF Vllaznia por edhe për zhvillimin e futbollit në Shkodër shprehu angazhimin maksimal për të finalizuar këtë projekt së bashku ne pushtetin lokal.