Wednesday, October 30, 2024

Duro: Jam i kënaqur, vetëm në Shqipëri ndodh që VAR anulon gol pas dy minutash

Lexo

Shpëtim Duro e ka cilësuar ndeshjen e fituar nga Egnatia ndaj Vllaznisë si të rëndësishme por edhe të merituar për skuadrën e tij. Trajneri i rrogozhinasve kishte gjithsesi pakënaqësi ndaj VAR-it që i anuloi një gol, sipas tij, të rregullt.

Aktualisht rrogozhinasit janë në vendin e tretë duke ndjekur Tiranën me 1 pikë më shumë. Për mikrofonin e Oversport, Duro u shpreh:

“Jam i kënaqur, kisha pak frikë. U ndërpre kampionati kur skuadra ishte në ritëm shumë të mirë. Megjithatë pashë që kjo skuadër vijon në të tilla ritme. Mënyra se si u zhvillua ndeshja, e kemi merituar plotësisht.

Nota? Unë Egnatias i vendosja 5, vetëm të fitoj 3 pikët sot. Sa i përket analizës, Andi (Lila) e bëri vetë. Egnatia luan me 3 por nuk është mbrojtëse. Në 5 ndeshje kemi shënuar 7 gola. Në Shqipëri harrojnë golat e shënuar, kujtojnë vetëm të pësuarit. Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen. Që të fitosh ndeshjen, skuadra duhet të jetë e ekuilibruar. Pika më e fortë e kundërshtarit është dalja në sulm e mbrojtësit të majtë, Hakaj. Fangaj ka bërë një ndeshje të mirë. Jam i kënaqur, por edhe goli i dytë ishte i rregullt. S’mund të ndërhyjë VAR-i kur topi preket me dorë në mbrojtje dhe goli bëhet pas 2 minutash. Fernando ka qenë i jashtëzakonshëm”, ka thënë ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img