Wednesday, November 27, 2024

Duro: Nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë humbje, u shpërfytyruam totalisht

Lexo

Mjaft i zhgënjyer trajneri Shpëtim Duro pas humbjes së Laçit 1-4 ndaj Petrocub, që solli edhe eliminimin e kurbinasve në Conference League. Tekniku kryeqytetas tha se nuk ka shpjegim për 30 minutat e fundit të ndeshjes, teksa evidentoi mesfushën si “thembrën e Akilit” të kurbinasve.

Fituat pjesën e parë dhe patët raste të mbyllnit ndeshjen, por çfarë ndodhi më pas?
Nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë humbje, Në pjesën e parë ishim në avantazh dhe pjesën e dytë e nisëm mirë. Patëm raste për të bërë edhe golin e dytë, por pas golit të barazimit, u shpërfytyruam totalisht. Ishim të dërrmuar psikologjikisht dhe ishte një humbje e turpshme, por nuk di si t’i shpjegoj 30 minutat e fundit.

Në katër ndeshje keni shënuar vetëm dy gola, të dy me Mazrekajn. A prisnit diçka më shumë nga sulmuesit e tjerë?

Komplimente për Mazrekajn, që edhe sot ishte protagonist. Edhe në disavantazh ishte i vetmi që luante futboll. Adeleke mund të mos tregohej aq egoist, pasi duhej të mbyllnim ndeshjen, por edhe këto episode ndikojnë ne fatin e një takimi.

A ndikoi fakti që nuk kishit asnjë nga treshja e mesfushës së sezonit të kaluar?
Ajo ishte një treshe shumë e konsoliduar dhe sot u detyrova të luaj me Zarubicën në pjesën e dytë, pasi mungonte edhe Spahiu për shkak kartoni. Babatunde e justifikoi pjesën e parë, por vuajti në të dytën. Është mesfushë e improvizuar dhe besoj që aty është pika jonë më e dobët.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img