Thursday, December 26, 2024

Duro, sërish kritik për kombëtaren. Pas barazimit me Estoninë, tekniku shprehet pesimist për vazhdimësinë e kuqezinjëve

Lexo

Trajneri Shpëtim Duro, në rolin e analistit të ndeshjeve të kombëtares, vijon të shprehë pakënaqësi për lojën e skuadrës përfaqësuese. E ka bërë një gjë të tillë edhe për dy ndeshjet e mëparshme, barazimin në transfertë me Islandën dhe humbjen me Izraelin në “Air Albania”, ndërkohë që e ka përsëritur edhe sonte pas barazimit të miqësores me Estoninë, po në “Air Albania”.

“Është e qartë që pritej diçka me tepër për arsye se kishim kundërshtar modest, kishte disa eksperimente, ishin normale. Por të them të drejtën jemi pesimistë për mënyrën se si u zhvillua ndeshja. Edhe në pjesën e parë, edhe në të dytën, skuadër apatike, e paqartë në aspektin sulmues. Kërkoi ta zgjidhë me top nga thellësia, vetëm një rast erdhi me driblimin e Çekiçit në pjesën e parë ndërsa pjesa e parë ishte zero”, u shpreh trajneri Shpëtim Duro, aktualisht në drejtimin e skuadrës kurbinase, nënkampione e Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img