Ndonëse me një gol diferencë, dhe ai i shënuar me ndihmën e portjerit kundërshtar, Teuta gjen qetësinë e duhur duke u kthyer tek fitorja pas pesë javësh. Durrsakët mundin Dinamon me rezultatin 0-1, ndeshje kjo e luajtur në “Elbasan Arena” pasditen e sotme. Tre pikët e para këto në pankinë për trajnerin Renato Arapi në të dytën ndeshje debutuese në krye të Teutës.
E ndërkohë, që në kampin durrsak ka qetësi dhe entuziazëm për të vijuar më tej në krkim të mbrojtjes së titullit kampion të fituar sezonin e kaluar, në kampin blu të Dinamos ka problem serioze. Nga një skuadër e trumbetuar fillimisht për titull kampion, rezultatet negative e kanë zbritur shumë poshtë në renditje, krej afër zonës së ftohtë të largimit nga kategoria Superiore.
Referuar kronikës së lojës, duhet thënë se Teuta e dominoi plotësisht takimin, pasi përpos golit të shënuar në minutën e 51-të, rastet e saj për gol kanë qënë të shumta, por nëse nuk kishte gola të tjetër në portën dinamovite, merita i takon Bakajt, pikërisht atij që gaboi në momentin e pësimit të golit.