Egnatia dhe Vllaznia kanë barazuar ditën e sotme në supersfidën e vlefshme për javën e 13-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës përfundoi me rezultatin 1-1. Pas kësaj sfide ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, Kevin Dodaj, i cili shënoi golin për shkodranët.
“Dedikim? Këtë gol ja dedikoj familjes sime për mbështetjen që po më jep. Përsa i përket ndeshjes jam shumë i lumtur, shpresoj që të vazhdojmë kështu me kokën e ulur.
Objektiv personal? Të shkoj sa më lart me Vllazninë dhe të shënoj sa më shumë gola. Numër fiks nuk kam shënuar, por sa më shumë”, është shprehur Kevin Dodaj.