Ballina Ekipet Kombëtare Dy vëllezërit Uldedaj dhe Kurtulaj të Vllaznisë, pjesë e kombëtares U17 në...

Dy vëllezërit Uldedaj dhe Kurtulaj të Vllaznisë, pjesë e kombëtares U17 në miqësoret me Italinë. 11 dhe 13 gusht në Coverciano

Pas miqësoreve të ekipit kombëtar U-19 kundër Italisë, tashmë është radha e kuqezinjve U-17 të përballen me bashkëmoshatarët axurrë. Në listën e grumbulluar nga trajneri Fatjon Tafaj spikasin edhe tre futbollistët e Akademisë Vllaznia, dy vëllezërit, Simon dhe Sokol Uldedaj dhe Eris Kurtulaj.

Trajneri Fatjon Tafaj do të debutojë në pankinën e kombëtares U-17 me dy ndeshjet miqësore që do të zhvillohen në Coverciano të Italisë, më 11 dhe 13 gusht. Për këto sfida, tekniku shqiptar ka grumbulluar 22 lojtarë, 3 prej të cilëve portierë, 9 mbrojtës, 5 mesfushorë dhe 5 sulmues.

Skuadra është rinovuar me emra të rinj, ndryshe nga kualifikueset dhe finalet e fundit të Europianit për këtë grupmoshë. Të gjithë lojtarët janë të vitlindjes 2009 dhe vijnë si nga klubet shqiptare, ashtu edhe nga akademitë e klubeve të njohura europiane si Inter, Tottenham, Fiorentina, Bologna, Empoli etj.

Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin nesër direkt në Itali, ku do të zhvillojnë edhe përgatitjet për dy sfidat kundër Italisë. Sfidat kundër axurrëve janë një test i mirë në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e ardhshme të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë, ku Shqipëria bën pjesë në Grupin 8, së bashku me Kroacinë, Holandën dhe Kazakistanin.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu