Monday, November 25, 2024

E kryer-Ardit Deliu firmos për Vllazninë. Gati edhe Gurishta, por e mban peng një dokument nga klubi bullgar

Lexo

Vllaznia dhe Ardit Veliu e kanë mbyllur me sukses marrëveshjen mes tyre. Futbollisti që sezonin e kaluar luajti me klubin kryeqytetas, Tirana, ka marrë dokumentacionin e duhur nga klubi bardheblu duke i hapur rrugë juridikisht firmosjes një KF Vllaznia.

Ashtu siç Veriu Sport e paralajmëroi gjatë ditës së djeshme, e hëna është dita që Veliu të bëhet pjesë zyrtare e Vllaznisë, gjë të cilën klubi kuqeblu pritet ta publikojë gjatë orëve në vazhdim.

Ndërkohë, sa i takon një firme tjetër që është krejt pranë, asaj të Erdenis Gurishtës, burimet pranë klubit kuqeblu bëjnë të ditur se në takimin që drejtuesit e KF Vllaznia kanë pasur me ish kapitenin e tyre, është mbyllur gjithçka në marrëveshjen mes dy palëve sa i takon kushteve të kontratës dhe anës financiare. Por ajo që e mban peng Gurishten për momentin është një dokument që pritet të mbërrij nga klubi bullgar ku Gurishta ka luajtur sezonin e kaluar.

Nga sa bëhet e ditur, kontrata e Gurishtës në Bullgari me klubin CSKA Sofia 1948, që është akoma në fuqi, ka qënë me afat tre vjeçar, ku ndër to mbrojtësi shkodran ka konsumuar vetëm një sezon. Mes Gurishtës dhe menaxherit të tij ka pasur biseda me klubin bullgar për ta prishur kontratën, gjë e cila, edhe pse për hirë të vertetes ka pasur përgjithësisht mirëkuptim në këtë pjesë, deri më tani nuk ka ndodhur.

Kështu që, vetëm atëherë kur Gurishta do të arrijë të marrë dokumentin e duhur nga CSKA Sofia 1948 si lojtar i lirë, atëhere do të bëhet e mundur edhe zyrtarizimi i kontratës me Vllazninë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img