Monday, March 9, 2026

E mundi Partizani 0-2, trajneri i bluve, Ilir Daja i zhgënjyer me të tijët, por beson që Dinamo i ka mundësi të dalë nga kjo situatë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i trajnerit të Dinamos, Ilir Daja, pas ndeshjes, Dinamo-Partizani 0-2

“Ne sot besoj që nuk ishim të qartë për strategjinë që kishim zgjedhur, sot të paktën Nani dhe Neziri duhej të vepronin më mirë se ishin dy lojtarë që i kishim në pozicion një kundër një në fazën e sulmit. E dyta si strategji duhej të mbanim topin sa më shumë në kontroll, që të kishim një lloj durimi, se dihej që Partizani edhe me lojtarët që kishte futur, kishte shpejtësi në kundërsulme. Ne nuk shfrytëzuam as gjerësinë, që kishim më shumë se Partizani, dhe ajo që duhej të bënim më shumë ishte të paktën të administronim më shumë topin që të mos i jepnim mundësi Partizanit të shfytëzonte elementët e shpejtë. Partizani kishte më shumë dyluftime të forta se sa ne, sidomos në mesfushë ku rikuperoi disa topa dhe nisi disa kundërsulme të shpejta.

Dilet nga kjo situatë duke rritur formën se disa nuk janë në formën më të mirë, se vijnë nga dëmtimet. I gjatë ishte i Alijit, i rëndësishëm për ne, janë 2-3 të tjerë, si Qefaliaj apo Bregu që nuk u aktivizua ndeshjen e kaluar për shkak të gjendjes virale e sot nuk ishte në ditën më të mirë, se dihet që i jep shumë fazës së sulmit tonë. Besoj se duke marrë gjërat me qetësi, duke analizuar e rritur kondisionin fizik të këtyre lojtarëve besoj që të vazhdojmë përpara se nuk kemi rrugë tjetër.

Mesfushorë qendre për momentin nuk kemi meqë edhe Beqja e Qardaku nuk janë. Gudiabi nuk mund të luante në një lojë të tillë sepse me lojtarët që kishte Partizani kishte aftësi motorike që nuk i përgjigjen karakteristikave të Gudiabit. Pikërisht për këtë kërkuam të mbanim topin në administrim e të dilnim në linjat anësore. Se kur mesfusha është në romb, është e vështirë të çahet në qendër e mund të shfrytëzonim linjat anësore me Nani e Nezirin, por nuk ishin në ditën e tyre më të mirë se pothuajse në pjesën më të madhe të lojës humbën dyluftimet me mbrojtësit anësorë të kundërshtarit. Kjo bëri t’i shkonim Partizanin aty ku kishin menduar ata.

Vila duhej të ndihmonte Qefaliajn që të ishin të dy përpara konfiguracionit të ekipit në fazën e sulmit, që të bëheshim 1-3, meqë Teikseira stoper me Ditën e Alijin e pozicionimi i Vilës pak më poshtë, do të bënte që Hjumën të mos kishte mundësi të vepronte lirshëm në zonë para mbrojtjes, se i fuste me pasim diagonal lojtarët e sulmit të Partizanit”, deklaroi ai për “RTSH Sport”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img