Ndarja nga jeta pasditen e djeshme e Paulin Ndojës në moshën 79 vjeçare, që falë vlerave të tij të padiskutueshme në ruajtjen e portës, konsiderohet si legjenda e futbollit shkodran dhe atij shqiptar, ka prekur thellë edhe portjerin e njohur Alen Sherri, aktualisht pjesë e kombëtareës kuqezi dhe serisë A Italiane.
Përpara se të luante me Laçin dhe më pas edhe me Egnatian në kampionatin shqiptar, Alen Sherri ka qënë pjesë e Vllaznisë, aty ku u zbulua dhe u rrit si portjer në duart e trajnerit të tij Paulin Ndoja.
Në një postim të tijin në rrjetet sociale, Alen Sherri shkruan:
“Fjalët janë shumë pak për të treguar se sa shumë më ke mësuar dhe sa shumë më ke ndihmuar. Dheu i lehtë profe dhe faleminderit për çdo gjë. Prehu në paqe mjeshtër!”