Shkodra humb një tjetër figurë të njohur të sportit. Pas Ramadan Komit, ish futbollistit të viteve 70-të, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 80 vjeçare, mbrëmjen e sotme, Veriu Sport, mëson për humbjen e një tjetër sportisti.
Bëhet fjalë për ish notarin kampion dhe rekordmen të Vllaznisë dhe të ekipit kombëtar, Zamir Kozmaj, i cili pas një sëmundje të rëndë që e shqetësonte gjatë periudhës së fundit, ndërroi jetë në moshën 57 vjeçare vjeçare.
Zamiri, është pjesë e dinastisë së Muriqëve të famshëm të notit shkodran dhe atij shqiptar, ku fillimet dhe mësimet e para të sporteve të ujit, ai i mori nga dajat e tij, Smajl dhe Enver Muriqi, të cilë së bashku me fëmijët e tyre, Agimi, Mehdia, Sindriti etj, korrën suksese të shumta brez pas brezi.
Sa i përket karrieres së tij sportive, më së shumtmi, Zamir Kozmaj, do të mbahet mend me konkurimet e tij shumë të suksesshme në garat e stilit të bretkocës, por edhe në disiplinën e sportit të Vaterpolit, ku si pjesëtar i klubit Vllaznia, ishte shumë i spikatur.
Së bashku me Zamirin, në familjen Kozmaj, në sportet e ujit, spikatën edhe motrat e tij, Kimetja, Kudreti dhe Liria, si dhe i vëllai Osmani, për të vijuar edhe me djalin e tij Noris Kazmajn, ish futbollistin dhe sot arbitrin e futbollit, që të gjithë të njohur, jo vetëm në fushën e sportit, por edhe në fushat e tjera të jetës.
Veriu Sport, i përcjellë ngushëllimet e sinqerta familjes Kozmaj për humbjen e parakohshme të Zamirit, si dhe komunitetit të sporteve të ujit, për humbjen e një kampioni të notit shkodran.
Gaspër MARKU