Komuniteti i sportit të mundjes, sot ka marrë një lajm të trishtë, ndarjen e parakohshme nga jeta në moshën 62 vjeçare të Zëvendës Presidentit të Shoqatës Kombëtare të Mundjes, biznesmenit të njohur, Kujtim Nina(Gut Lala).
Lajmi në fjalë është bërë publik nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Shoqatës Kombëtare të Mundjes, Xhelil Cibaku, i cili në postimin e tij zyrtar të rrjeteve sociale, shkruan:
Njoftim mortor: Sot u nda nga jeta, ne spital ne Itali, Kujtim Nina (Gut Lala). Ngushellime familjes, te afermve dhe komunitetit te mundjes, per humbjen e parakoheshme te Kujtim Nines (Gut Lala), njeriut qe aq shume ju perkushtua sportit te mundjes, Shoqates Kombetare te Mundjes Shqiptare, si Zv/President i saj dhe mbeshteti maksimalisht zhvillimin e sportit te mundjes ne Shqiperi. I pa harruar kujtimi per Gut Lalen. Ngushellimet e Shoqates Kombetare te Mundjes, famijes se tij dhe te behen te forte per ta perballuar humbjen e parakoheshme.”
Humbjen e kësaj figure shumë popullore për sportin e mundjes, por edhe të biznesmenit të njohur, fillimet e të cilit janë nga Golloborda e traditave për sportin e mundjes, fshati Klenje leresimi nga Bashkia Bulqize. Guti e kanë përjetuar keq pjesëtarët e komunitetit të mundjes, por kryesisht brezi i veteranëve të mundjes, me të cilët Gut Lala ka bashkëpunuar shumë gjatë periudhës së fundit. Njëri ndër to është edhe Rexhep Leka, Kepi siç e njohin kolegët e tij.
“In Memorian për Kujtim Ninën (Gut Lala)
E kam vështirë të pranoj ndarjen nga jeta, njeriut me botë dhe shpirt të madh. Në përgjithësi fjalët nuk më mungojnë për të shprehur, por sot dora dhe mëndja nuk më binden të shkruaj fjalët që si kisha menduar kurrë ti shkruaja për ty Gut Lala. Në jetë kam njohur shumë, shumë njerëz të pozicioneve të ndryshëm, me ose pa para, me ose shumë dituri ……,por një njeri si ty nuk kam njohur, me zemër dhe shpirt të madh. Është pikërisht ekzistenca e një njeriu si Guti për të kuptuar diferencën që ndodh në raport me shumicën e pandjeshme dhe të ftohtë të kësaj bote. Ike në një kohë kur kishe nevojë të jetoje jetën tënde, jetën për Anën, Lorin, Sarën dhe Xhonin, si dhe miqve që i doje dhe të donin. ” Fli i qetë ” në botën e përtejme. Zoti do të dijë të marrë në prehrin e tij, për atë çka ti bëre në rrugëtimin jetësor që zoti kishte rezervuar për ty. Qofsh i xhenetit Gut Lala. Kep Leka 2 Janar 2025”, shkruan is kampioni i mundjes Rexhep Leka për ndarjen e parakohshme nga jeta të Kujtim Nines(Gut Lala).
Pas karrieres së suksesshme si mundës me ekipin e Studentit, Tomorrin e Beratit dhe Tiranën, ku esh është shpallur kampion, në vazhdim Kujtim Nina, ose Gut Lala, siç njihej në komunitetin e sportit të mundjes dhe më gjërë ka qënë shumë aktiv në mbështetjen e sportit burrëror të mundjes. Ndër të tjera, Gut Lala ka mbështetur financiarisht në vite mundësat dhe xhudistët kampionë Indrit Cullhaj dhe Erisa Brahimaj, jo vetëm në konkurimin e tyre në aktivitetet ndërkombëtare, por edhe në aspektin social, në jetën e tyre të përditshme familjare. Me shumë passion ka financuar sistematikisht në vite Kupën e Mundjes tradicionale të Gollobordes dhe shumë aktivitete të Shoqatës Kombëtare të Mundjes Shqiptare. Zoti Nina ka mbështetur financiarisht dhe shpirtërisht sportistët e mundjes dhe xhudos, jo vetëm Qarkun e Dibrës por edhe në shkallë kombëtare duke rritur mundësinë e përfaqësimit cilësor të këtyre sporteve në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare. Për angazhimin e tij të vazhdueshëm ndaj këtij sporti, ai është zgjedhur nga komuniteti i mundjes shqiptare, si Zëvendës President i “Shoqatës Kombëtare të Mundjes
Për kontributet e tija në fushën e sportit të mundjes, Kujtim Nina(Gut Lala) ka marrë shumë vleresime dhe është nderuar me Tituj Nderi dhe Mirënjohje nga shumë klube dhe shoqata sportive, si nga Federata Shqiptare e Mundjes, Shoqata Kombëtare e Mundjes, Federata Shqiptare e Judos, Klubi Sportiv Tirana, Bashkia Dibër dhe Bulqizë, etj.
Një tjetër vlerësim ndaj ka qënë edhe ai, ku me propozimin e Shoqatës Kombëtare të Mundjes, Presidenca e Republikës së Shqipërisë, i ka akorduar Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” me motivacionin:”
“Me mirënjohje për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe promovimin e mundjes tradicionale shqiptare, i vlerësuar për mbështetjen financiare ndaj sportistëve të mundjes dhe xhudos, për përfaqësimin cilësor të tyre në garat kombëtare dhe ndërkombëtare”.
Portali Veriu Sport i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nina për këtë ndarje të parakohshme nga jeta të Kujtim Ninës(Gut Lala) . Pushofsh në Paqe kampion, i përjetshëm kujtimi juaj!
Gaspër MARKU