Ditë e veçantë kjo e sotmja për sulmuesin e Vllaznisë Bekim Balaj, i cili falë përvojës dhe përformancës special që po tregon në fushën e lojës me të drejtë është graduar edhe me shiritin e kapitenit të skuadrës.
Ndeshja, Vllaznia-Bylis, takim i vlefshëm për javën e gjashtë të Abissnet Superiore është e 100-ta për kapitenin shkodran, ndaj në këtë ditë të shënuar, përmes një ceremonie emocionuese, ka qënë zv.trajneri shkodran Vioresin Sinani që emer te KF Vllaznia i ka dorëzuar kapitenit Bekim Balaj, fanelën e pesonalizuar kuqeblu me shifrën 100 mbi shpinë. Që do të thotë se sot, Balaj, feston përvjetorin e ndeshjes së 100-të me Vllazninë.
Urime Bekim, “bekim” për Vllazninë!