Tuesday, January 20, 2026

Edicioni i dytë i kursit “UEFA B Fitness Coach” të organizuar nga FSHF, vijojnë aplikimet

Lexo

- Reklamë -spot_img

Federata e Futbollit bën me dije se vijon procesi i aplikimeve për edicioni¬n e dytë të kursit “UEFA B Fitness Coach”, një program formimi i certifikuar nga UEFA, i konceptuar për përgatitësit fizikë që synojnë të rrisin nivelin profesional dhe të integrohen në stafet teknike të futbollit modern.

Kursi do të zhvillohet në periudhën shkurt – shtator 2026 dhe ofron një kombinim të balancuar mes mësimit teorik në auditor dhe praktikës së strukturuar në klube, duke ndjekur standardet më të larta të edukimit të UEFA-s. Programi do të drejtohet nga Iris Selimi, Përgjegjës i Sektorit të Performancës në FSHF, në bashkëpunim me Departamentin e Edukimit.

Në përfundim të kursit, pjesëmarrësit do t’i nënshtrohen provimit final, ndërsa kursantët që zotërojnë licencën “National” kanë mundësinë ta konvertojnë atë në licencë UEFA B Fitness Coach, duke zgjeruar më tej perspektivat e tyre profesionale.

Kriteret e aplikimit:
• Kandidatët duhet të jenë mbi 25 vjeç;
• Të zotërojnë diplomë universitare në Shkencat Motorrike ose fusha të ngjashme sportive;
• Të disponojnë certifikatë shëndetësore të vlefshme;
• Të kenë licencë UEFA C;
• Të mos kenë dënime sportive mbi 6 muaj dhe pa rekorde penale;
• Shtetasit e huaj duhet të zotërojnë gjuhën shqipe.

Regjistrimet janë të hapura dhe do të vijojnë deri më 23 janar 2026.
Për më shumë informacion dhe për të aplikuar: drejtoria.edukimit@fshf.al

Ky kurs përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në strategjinë e FSHF për rritjen e kapaciteteve profesionale, forcimin e stafeve teknike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të futbollit shqiptar, në përputhje me standardet ndërkombëtare të UEFA-s.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img