Sunday, November 24, 2024

Edlir Tetova, i pakënaqur me barazimin ndaj bardhebluve. Kritika për golin e pësuar, si dhe dyshim për mosdhënien e një penalltie në fund të takimit

Lexo

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, Tirana-Egnatia e mbyllur në barazim 1-1, trajneri Edlir Tetova, tha për në “RTSH Sport”:“Morëm një gol në tranzicion me shumë trafik të lojtarëve në zonë, ishte një gol karambol, është për të ardhur keq të marrësh atë gol. Jemi akoma në fillim, nuk është ende ajo Egnatia që dua unë pasi ka dhe prurje të reja, ky pushim do të na ndihmojë të marrim veten. 45 minutat e para ishin të mira edhe pjesën e dytë nuk rrezikuam përveç atij rasti nga kornia, Kam një dyshim për rastin e Vuthajt për penallti por ata që e shohin e vlerësojnë më mirë.

Është çështje përqëndrimi, lojtari duhet të shkonte deri në fund me lojtarin e Tiranës, nuk është se e ka nënvlerësuar. Nuk kishim rreziqe të tjera, loja bëhet me situata. Nëse nuk ka presing ti ndjehesh komod më pas dhe rivali të ndëshkon. Kemi qenë të detyruar për Ujkën, por në momentin që lojtari kalon testet për mua është në rregull”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img