Friday, January 31, 2025

Edlir Tetova shpallet “Trajneri i Vitit” 2024. Fitoi tre trofe me Egnatian: Titullin kampion, Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë

Lexo

Edlir Tetova është shpallur “Trajneri i Vitit” 2024. Tekniku shqiptar bëri histori me klubin e Egnatias përgjatë këtij sezoni, duke e udhëhequr drejt titullit të parë kampion në “Abissnet Superiore” dhe duke plotësuar tripletën me Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.

Mes të nominuarëve ishin edhe Orges Shehi, Ivan Gvozdenovic dhe Ilir Daja.

Në mbrëmjen gala që po mbahet sonte në Teatrin e Operas dhe Baletit, zëvendës-trajneri i ekipit kombëtar, Pablo Zabaleta i dorëzoi Edlir Tetovës këtë trofe të rëndësishëm.

Pasi mori trofeun, trajneri i Egnatias u shpreh: ‘Falënderim për Presidentin e Federatës për këtë super event dhe klubin e Egnatias me në krye Presidentin Demrozi. Falenderim edhe për çunat e mi të Egnatias’.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img