Monday, November 25, 2024

Edon Hasani: “Te goli i dytë s’e mbajta dot emocionin, ja ç’më tha Plori pas ndeshjes”

Lexo

Edon Hasani realizoi një nga golat më të bukur të karrierës, një finalizim që i dha fitoren me përmbysje Kastriotit në “Loro Boriçi”. Në “Gol pas Goli”, i përzgjedhur njeriu i ndeshjes, Hasani deklaroi:

“Jam i lumtur për tri pikët, edhe që shënova. Kisha shumë emocione para ndeshjes, para këtij publiku, në këtë stadium. Nuk festova në rastin e golit të parë, por i dyti ishte i bukur dhe shpërtheva, e kisha emocion nga brenda.

Metamorfoza e Kastriotit: “Ka ndryshuar çdo gjë që kur ka ardhur trajneri me stafin, i kemi gjërat të qarta. E kishim të qartë që edhe nëse do të na shënonte Vllaznia, do të qëndronim në ekuilibër. Pata rast para se të shënoja, më pas gjeta golin dhe atë të fitores.”

Rikthimi në formë: “Kam pasur një dëmtim shumë të rëndë, që më ndodhi në Turqi, por që po punoj dita – ditës. Po e gjej veten këtu te Kastrioti, po më mbështetin të gjithë dhe unë mendoj se po ua shpërblej.”

E ardhmja: Objektivi është të shpëtojmë Kastriotin, më pas do të mendojmë për të ardhmen, do të bisedoj me drejtuesit. Nuk kam preferencë, Vllaznia, gjithsesi, është ekipi i zemrës, këtu jam rritur, është emocion. Plori u mërzit pak, madje më tha si ta kapi. I thashë që nuk është hera e parë që ma kap këmba kështu.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img