Friday, September 20, 2024

Egbo: “Nuk na dominoi Egnatia. Goli i dytë ishte offside e kemi parë”

Lexo

Bylis është mposhtur nga Egnatia me rezultin e thellë 4-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Superiores. Pas kësaj sfide, ka folur dhe trajneri i Bylist, Emmanuel Egbo:

“Nuk është që na dominoi Egnatia. Ne e nisëm mjaft mirë pjesën e parë me presing të lartë. Goli i dytë ishte offside e kemi parë. 

Në pjesën e dytë tentuam të shkurtonim diferencën, por pësuam të tretin dhe të katërtin. Sot nuk ishte ndër ditët tona më të mira. Shumë lojtarë kanë sakrifikuar shumë në ndeshjen me Tiranën dhe dy ndeshje në javë është pak e fortë për futbollistët. Kishim pak opsione në dispozicion se kishim shumë të huaj e pak shqiptarë në pankinë për të bërë ndryshime.

Menduam të bëjmë presing lart, për të zbritur më poshtë, por kur gabon në marrjen e topit, djeg 4-5 lojtarë direkt dhe i lejon kundërshtarit të dalë.

E kam vënë re që ishim dobët 20 minutat e fundit. Kemi lojtarë që kanë ardhur pa minuta në këmbë, apo ata që kanë ardhur me vonesë në stërvitje, por kemi dhe nga ata që kanë pasur probleme fizike”, tha Egbo.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img