Sunday, September 22, 2024

Egbo: “Po të shënonim me penallti do të ishte ndeshje tjetër dhe mundësia për të fituar”

Lexo

Trajneri i Bylisit, Emanuel Egbo, mendon se episodi i penalltisë prishi planin e skuadrës së tij e cila kishte shanse të mira të merrte pikë në Shkodër, edhe pse në fund doli nga “Loro Boriçi” me një humbje 2-0.

Mendoj se ndeshja shkoi në një moment që po të shënonim me penallti do të ishte ndeshje tjetër dhe mundësia për të fituar. Dihej që Vllaznia do të dilte më shumë në sulm dhe do të kishim mundësi në kundërsulm të bënim 2-1. Sa më shumë iknin minutat, aq më shumë do ishte i tensionuar ekipi i Vllaznisë, se është ndër ekipet më të mira dhe në formë. Do tentonim që të mbanin gjatë gjithë kohës në ekuilibër dhe të ishim kompakt se edhe fusha është e mirë, si e kishim përgatitur, morëm penallti, por aty ndryshoi pjesa tjetër e ndeshjes.

Zëvendësimi i Ruçit? Nëse e keni parë, ishte Gjata gati të ndërrohej, nuk ka lidhje fare me penalltinë. Nuk jam ai tip. E pamë që ishte pak i konsumuar me dy sulmues, futëm Gjatën dhe larguam edhe sulmuesin nga Azerbajxhani.

Kishim dy strategji loje, varej si vendosej kundërshtari siç e planifikuam, në momentin që Vllaznia ishe me dy qendërmbrojtës, kishim shumë mundësi të luanim. Por çështja e besimit është ajo që duhet të kesh.

Gjithmonë me lojtarët që kemi në dispozicion planifikojmë duke pasur parasysh sa të huaj dhe sa shqiptarë që kemi. Abazaj luan si 6 po erdhe si qendërmbrojtës që e luan mirë. Lëvizjet e tij në mesfushë, i bëjmë për të ndryshuar e futur një tjetër të huaj. Ndryshimet i bëjmë për freski se të tjerët kanë luajtur 5 ndeshje gati 90 minuta gjatë gjithë kohës.

Kam shumë besim, sidomos në ndeshjet që kemi në shtëpi, në ndeshjet në shtëpi do të jetë gjithmonë për jetë a vdekje, do japim maksimumin. E dimë si do të luajmë në shtëpi, do të kërkojmë gjithmonë tre pikët, edhe jashtë. Kampionati është shumë i gjatë, ka edhe 30 javë dhe është rrugë e gjatë për të vazhduar”, tha Egbo për RTSH pas ndeshjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img