Egnatia-Bylis 2-1(Lushkja 57′,Ndreca 75’/Malomo 83′)
Egnatia:Dajsinani,Fangaj,Xhemajli,Dylis,Ndreca,Zejnullai,Aleksi,Ujka(Melo 79′),Lushkja(Uotlai 79′),Kasa(Alijev 87′),Bakajoko(Guindo 79′) Trajner:Edlir Tetova
Bylis:Hasanbelli,Marku(Abazaj 76′),Bruno,Ilieski,Peralta,Mahmuti(Maruf 67′),Sulovari(Ruçi 60′),Përgjoni(Gjata 60′),Malomo,Berko(Ualison 76′),Kamara Trajner:Nevil Dede
Gjyqtarë:Andi Koçi(Durrës),Marjus Qose(Lushnje),Endri Mehmetaj(Fier),Daniel Vrapi(Tiranë) Var:Emanuela Rusta(Elbasan) Avar:Olsion Yzeiraj(Patos) Delegat:Alban Tafaj(Tiranë) Vëzhgues:Prek Pjetrushi(Lezhë)
Është mbyllur takimi i luajtur në Rrogozhinë. Egnatia mbron kreun e tabelës falë fiotres 2-1 ndaj Bylisit.
Rrogozhinasit dominuan pjesën e parë edhe pse nuk gjetën dot golin. Mahmuti ishte i vetmi rrezik i të kuqve për jeshilzinjtë. Në pjesën e dytë,vendasit hynë siç e lanë dhe rastet e shumta u shpërblyen më në fund.
Lushkja pas traut që e pengoi në pjesën e parë dhe një parable të shkuar dëm,arriti të hapi siparin. Më pas Ndreca disa minuta më pas prej një neglizhnece të Ilieskit,blerjes më të re të Bylisit,shënoi të dytin me kokë për Egnatian.
Një hutim i Dajsinanit,solli shpresë me golin e nigerianit Malomo 10 minuta para përfundimit. Por Egnatia ishte ekipi që sërish shtynte dhe për pak sa nuk gjeti golin e tretë me Guindo,sulmuesin e ri të Egnatias. Në fushë debutoi dhe Osman Maruf për Bylisin.
3 pikë në xhep për kampionët në fuqi dhe djemtë e Edlir Tetovës marshojnë drejt “Final Four” dhe ndoshta titullit sërish në fund të edicionit.
Fatos LAMAJ