Egnatia bën detyrën, mund në shtëpi Elbasanin dhe parakalon Vllazninë e vendit të dytë

Egnatia-Elbasani 3-1( Shënues: Lushkja 12′,78,Jahaja 90+5’/Lajthia 22′)

Egnatia:Dobjani,Dylis,Aliev,Veseli,Aleksi,Lushkja,Bakajoko,Malota,Zejnullai,Rama,Ujka Trajner:Edlir Tetova

Elbasani:Abalora,Lulaj,Dros,Tsauge,Kasa,Lajthia,Lleshi,Hakaj,Hila,Qose,Lila Trajner:Roberto Bordin

Gjyqtarë:Ditmir Grimci(Shkodër),Marjus Qose(Lushnje),Jetmir Podgorica,Indrit Myrtja(Shkodër) Var:Adrian Beqiraj(Tiranë) Avar:Kreshnik Barjamaj(Tiranë) Delegat:Mario Kërtusha(Durrës) Vëzhgues:Sokol Çekaj(Laç)

Egnatia ia ka dalë të sigurojë fitoren ndaj Elbasanit në “Egnatia Arena”. Një duel shumë i luftuar mes dy ekipve,por në fund arrin të triumfojnë rrogozhinasit.

Dopieta e Regi Lushkjes ishte vendimtare për kampionët së bashku me golin e Jahaja,me mesfushorin që shënoi nga 1 gol për çdo pjesë,teksa 1 minuta para fundit shënoi për 3-1 Jahaja Ndërkohë nga krahu tjetër verdhebliutë vazhdojnë të “dështojnë” për të gjetur fitoren,teksa goli i Lajthisë vjen thjeshtë për statistikë.

Pas kësaj fitoreje skuadra e udhëhequr nga Edlir Tetova parakalon Vllazninë e vendit të dytë duke shkuar në kuotën e 26 pikëve, ndërsa ndodhet vetëm 1 pikë pas Partizanit që do të luajë nesër.  Sa i takon Elbasanit, verdheblutë mbeten  në kuotën e 18 pikëve në vendin e 5-të në klasifikim.

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu