Egnatia-Kastrioti 2-1 58′ Krasniqi p’, Ademi 89’/ Kaina 75′ p’
Egnatia ka arritur që të fitojë me shifrat 2-1 ndaj Kastriotit. Pjesa e parë ishte e qetë, ndërsa ekipet e kishin lënë që të vendosej gjithçka në të dytën. Fillimisht ishte penalltia e fituar nga Duranski në të 57-tën.
Për shkakun e shumë penalltive të humbura në Kupë, Ramadani ia besoi ekzekutimin Krasniqit. Ky i fundit nuk gaboi dhe arriti që të gjente rrjetën. Shumë raste të shpërdoruara nga ana e Egnatias për golin e dytë dhe Kastrioti barazoi, po sërish, nga 11-metrat.
Lila do të ndalonte me dorë topin që po shkonte në portë dhe Kaina e ndëshkoi Pujën nga penalltia. Goli i fitores erdhi në minutën e 89’, teksa Ademi fluturoi mbi të gjithë pas një goditje dënimi. Në minutat e fundit ka qen situatë e tensionuar teksa fusha dukej si arenë boksi, atje ku Magani u ndëshkua me karton të kuq.