Friday, October 18, 2024

Egnatia fton tifozët në ‘Air Albania’: Të gjithë bashkë për të mbrojtur atë që kemi merituar!

Lexo

Të dielën do të luhet  gjysmëfinalja e dytë e “Final Four” Egnatia – Vllaznia, ku do të përcaktohet edhe ekipi i dytë finalist që do të përballet me Partizanin në finalen e madhe të këtij sezoni në “Abissnet Superiore”.

Klubi i Egnatias u ka bërë thirrje tifozëve që të jenë të pranishëm në ndeshjen gjysmëfinale të “Final Four” ndaj Vllaznisë, ku do të përcaktohet bileta tjetër për finalen e madhe për titullin kampion.

Skuadra rrogozhinase ka dominuar këtë sezon në futbollin shqiptar duke qenë thuajse gjithmonë në kryesimin e kampionatit, por skema e re bën që çdo gjë të jetë në diskutim dhe do të duhen dy ndeshje për të përcaktuar nëse do të jetë ajo kampionia apo jo.

“Të gjithë bashkë për të mbrojtur atë që kemi merituar”, shkruante sot klubi në rrjetet sociale duke kërkuar mbështetjen e tifozëve në ndeshjen e nesërme ne “Air Albania”.

Ndërkohë është bërë e ditur se presidenti i klubit, Agim Demrozi, do të shpërndajë 500 bileta falas për “Ultras Egnatia”, që ata të jenë të pranishëm të gjithë në mbështetje të ekipit për këtë duel shumë të rëndësishëm.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img