Egnatia ka arritur të gjejë fitoren e parë në këtë sezon duke mundur Bylisin në “Adush Muça” me rezultatin 1-0 në javën e tretë të “Abissnet Superiore”.
Në një ndeshje të luftuar, rrogozhinasit kishin mundësinë më të mirë për të zhbllokuar sfidën në minuën e 37-të, por Ndreca gaboi nga pika e 11-metërshit.
Megjithatë, goli mbërriti në pjesën e dytë dhe pikërisht në minutën e 56-të me autor Ruçin, një ish-lojtar i ballshiotëve që i jep fitoren e parë në këtë sezon skuadrës së Egnatias, pas humbjes me Vllazninë dhe barazimit me Elbasanin.
Egnatia ngjitet në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Bylisi mbetet me dy pikë(dy barazime dhe një humbje).