Egnatia, likujdon Partizanin. Fiton 2-0, me golat e Lushkjes dhe Sotes, duke mbajtur kreun e klasifikimit

Egnatia ka triumfuar përballë Partizanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Supersfida e zhvilluar në “Arena Egnatia”,ka përfunduar me rezultatin 2-0 në favor të vendasve.

Golat për kampionët në fuqi u shënuan nga Lushkja në minutën e 5-të dhe Sota në të 61-tën. Gjithashtu,Egnatias iu anullua një gol i Uotlai,për pozicion të parregullt.

Me këtë triumf,rrogozhinasit blindojnë vendin e parë dhe shkojnë në kuotën e 48 pikëve. Në krahun tjetër,me 40 pikë,Partizani zbret në vendin e katërt në tabelën e renditjes.

Fatos LAMAJ

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu