Monday, January 19, 2026

Egnatia mposht me lehtësi Bylisin në “Arena Egnatia”, 5-1, protagonist Bakajoko

Lexo

- Reklamë -spot_img

Egnatia-Bylis  5-1(Shënues: 5′(ag) Kane, 25′, 62′ Bakajoko, 49′ Jahaja, 84′ Buriç – 67′ Muktar)

Ashtu siç pritej, Egnatia e ka kaluar pa problem Bylisin. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Arena Egnatia” për llogari të javës së 12-të të Superiores, dominimi i skuadrës vendase ka qënë absolute ndaj kundërshtarit duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim fitoren e kësaj ndeshje.

Bakajoko ka qënë protagonisti i sfidës në “Egnatia Arena”, duke shënuar 3 gola në portën e Bylisit. Vendasit nisin shumë mirë takimin dhe arrijnë të zhbllokojnë shumë shpejt sfidën me Bakajokon. Bylisi mbetet me 10-të lojtarë, pas Kane largohet me karton të kuq. Bakajoko shënon sërish në portën e mallakastriotëve.

Me fillimin e pjesës së dytë është Jahaja, ai që ndëshkon Bylisin dhe shënon golin e tretë për Egnatian. Vendasit fitojnë një penallti, që kthehet në gol nga Bakajoko, që shënon golin e tretë personal dhe të katërtin për rrogozhinasit.

Bylisi reagon dhe shënon me Mouktar, por Egnatia shënon edhe golin e pestë me Buric. Mbyllet 5-1 sfida në Rrogozhinë. Egnatia ngjitet në kuotën e 22 pikëve, ndërsa Bylisi mbetet në kuotën e 12 pikëve.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Tirana ndalet sërish, Adeloje shpëton Vorën në minutat e fundit

Vora-Tirana 1-1(Adeloje 81/Ndong 51) Vora:Harizaj,Zuna,Repaj,Shehi,Vrapi,Tabaku(Daka 65),Dalipi(Adeloje 74),Barjamaj,Bardhi(Kasalla 65),Ruzgis(Felipe 65),Geci(Prenga 74) Trajner:Eldiano Topi Tirana:Tafas,Vera,Lleshi,Kortes,Ndong,Myslovic,Silva,Alvarez,Tabeku,Ernest,Xhixha(Haxhiu 69) Trajner:Ardian Nuhiu Gjyqtarë:Dorjan Maletaj(Tropojë),Xhuljan Rroshi(Divjakë),Jetmir Podgorica(Shkodër),Klodian Prenga(Laç) Var:Indrit...
- Advertisement -spot_img