Egnatia-Laçi 1-0(Shënues: Bakajoko 90’)
Kampionët në fuqi të Abissnet Superiore kanë arritur një fitore të vështirë në shtëpi me një gol të shënuar në minutën e fundit të krejt ndeshjes nga Takimin e vlefshëm për javën e 20-të e vendosi goli i Bakajokos në minutën e 90-të. Kështu kampionët e nisën me këmbën e mbarë vitin 2025.
Një ndeshje mjaft e luftuar në Rrogozhinë. Pesë karton të verdhë u akorduan nga Jorgji ndaj Egnatias dhe gjashtë për futbollistët e Laçit.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Vendasit nuk u dorëzuan dhe në sekondat e fundit të kohës së rregullt ishte Fernando që asistoi golin e fitores për Bakajokon. Kampionët mbajnë aktualisht vendin e dytë, ndërsa Laçi qëndron në vendin e tetë.