Egnatia po zhvillon prej ditesh fazen pergatitore ne Turqi. Rrogozhinasit deri me tani kan zhvilluar 2 ndeshje miqesore ku po pergatiten per Konference League. Trajneri Edlir Tetova po pergatit armet e tij per nje skuader anti-Ararat.
Por pikerisht ne momentin me kulminant te skuadres vjen nje lajm “bombe” per trajnerin Edlir Tetova. Behet fjale per kapitenin Kenio Xhekson. Sipas mediave 24-vjeçari eshte ne bisedime te avancuara me Shkendijen e Tetoves dhe tashme pritet vetem zyrtarizimi.
Kujtojme qe Xhekson u bashkua me Egnatian me 1 tetor te vitit 2020. Sulmuesi arriti te bënte nje performance te mire teksa kete vit iu besua edhe shiriti i kapitenit. Xhekson ngriti lart per here te pare ne historine e klubit Kupen e Shqiperise.
Kete vit ai arriti te shenonte plot 10 gola ne 39 ndeshje te zhvilluara me Egantian kete sezon perfshire Superligen dhe Kupen e Shqiperise. Braziliani gjithashtu arriti te asistonte plot 5 here. Tashme Egnatia duhet te hidhet shpejt ne treg per te gjetur zvendesuesin e tij pasi edhe koha nuk premton.
Fatos LAMAJ