Tuesday, December 2, 2025

Egnatia mund Tiranën në transfertë dhe merr kreun e Superiores. Vllaznia zbret në vendin e tretë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Tirana-Egnatia 0-1(Shënues: Bakajoko 27)

Ka mjaftuar një gol i Egnatias shënuar me penallti nga Bakajoko në të 27-tën minutë që Egnatia të fitojë në transfertë ndaj Tiranës me rezultatin 0 me 1.

Sfida e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit ishte e rëndësie të veçantë për Tiranën e cila po kalon një krizë rezultatesh duke mbyllur tabelën e klasifikimit me vetëm 7 pikë. Po ashtu, edhe për kampionët në fuqi të Egnatias, ku me tre pikësh në këtë ndeshje merrnin kreun e renditjes.

Dhe, ashtu ndodhi, me tre pikështin e marrë sot, Egnatia e drejtuar nga Edlir Tetova, e sheh veten në krye të tabelës së klasifikimit me 25 pikë, aq sa ka edhe Elbasani i vendit të dytë.

Ndërkohë, humbja e pësuar dje në “Loro Boriçi” me Teutën bën që Vllaznia të zbresë në vendin e tretë me 24 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img