Monday, January 27, 2025

Egnatia mund Vllazninë në “Loro Boriçi” dhe merr kreun

Lexo

Egnatia triumfon 0-2 ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi” në ndeshjen e vlershme për javë e 22-të të Superiores. Shkodranët e nisën në sulm takimin, teksa në minutën e 15-të, Kahrimanovic vendosi në provë portierin Dajsinani, me këtë të fundit që devijoi goditjen.

Episodi më i rëndësishëm i pjesës së parë i takon minutës së 17-të. Rrogozhinasit fitojnë penallti pas një zbritje të shpejtë, portieri Jukaj ndërhyn ndaj Ujkës, me arbitrin që nuk heziton të akordojë 11-metërsh. Nga pika e bardhë nuk fali Lushkja, i cili dërgoi topin pas shpinës së portierit.

Në minutën e 37-të, të besuarit e Brdaric reklamojnë penallti për një kontakt Ndreca-Mala, por nuk mendon kështu gjyqtari.

 

 

Vllaznia provon të reagojë dhe të gjejë golin. Në të 55-tën, Balaj “flirtoi” me barazimin por vetëm kaq, pasi Dajsinani i tha jo.

Fati nuk ishte me Vllazninë në të 66-tën, me traversën që i mohoi golin Malës, nga fare pranë portës. Dodaj shërbeu mjaft mirë për mesfushorin, por nuk ishte e thënë të vendoseshin ekuilibrat, sakaq dëgjohet edhe jehona e tifozëve pas një tjetër rasti të humbur.

Në të 76-tën, vendasit fitojnë penallti pas një ndërhyrje të Dajsinanit ndaj Mensah, por arbitri ndryshon mendje pas një kontrolli në VAR.

Egnatia mbron me fanatizëm rezultatin, madje realizon edhe të dytin ne fund me Zejnullain. Me këtë sukses shkon në kuotën e 39 pikëve, në krye të klasifikimit. Vllaznia është në vendin e katërt me 37 pikë pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img