Tuesday, November 26, 2024

Egnatia “ndez motorët”, gjithçka për të fituar edhe titullin kampion

Lexo

Nga: Prof.dr. Xhevdet Zekaj-“Mjeshtër i Madh”

Ditën e hënë, Egnatia nisi stërvitjet për sezonin e ri futbollistik, që në fakt do të ketë “paradhomë” krejt ndryshe kësaj here, prej pjesëmarrjes historike në Kupat e Europës. Diçka që ndodh për herë të parë. Sezoni i ri do të jetë tejet ambicioz për skuadrën rrogozhinase, e cila rikthehet në fushat e blerta e mobilizuar dhe me objektiva të qarta.

Minimalisht synohet kalimi i një ose dy tureve në Kupat e Europës. Edhe pse pse koeficenti nuk e favorizon si një skuadër që për herë të parë merr pjesë në Europë, pastaj varet dhe nga shorti përkatës i UEFA-s, grupi i lojtarëve, presidenti dhe i gjithë stafi drejtues besojnë dhe premtojnë më të mirën. Me një president si Demrozi, që e mban fjalën e dhënë, Egnatia sheh larg në të gjitha garat ku merr pjesë.

Grupi që fitoi Kupën e Shqipërisë dhe doli i treti në Superiore do të ruhet, por priten edhe përforcime të goditura në ato pika të identifikuara nga stafi teknik. Duke qenë se është në start, i urojmë Egnatias sezon të mbarë dhe përfaqësim sa më dinjitoz në Kupat e Europës!

KF Egnatia e di mirë vështirësitë që do të hasë në kampionatin e ri, sepse të gjithë kundërshtarët do t’i bëjnë ndryshe llogaritë me të. Ata do të mobilizohen edhe më shumë kur të kenë përballë fituesit e Kupës së Shqipërisë në fuqi, por kjo nuk e tremb skuadrën e Tetovës.

Të gjithë në kampin rrogozhinas përsërisin atë që ka thënë presidenti Agim Demrozi: Nuk keni parë gjë akoma. Vijon hulumtimi në merkato, e cila do të jetë e kujdesshme dhe cilësore, me prurje të reja që bëjnë diferencën, jo sa për numër. Objektivi është qëndrimi në majat e futbollit shqiptar, ndërsa më 2024 i janë vënë sytë titullit kampion.

Prandaj, i urojmë trajnerit Tetova punë të mbarë me grupin, vazhdimin me ritme sa më të larta për ta përballuar sezonin e ri. Ai e di mirë se ku i dhemb kësaj skuadre, se çfarë i duhet për të qenë edhe më e fortë dhe konkurruese, ndërsa presidenti Demrozi, si përherë, nuk kursehet në financa për të marrë më të mirët në qarkullim dhe krijuar Egnatian që ka në mendje, pretendente kryesore për titullin kampion.

Urime Egnatia, suksese në përfaqësimin tënd historik europian si fillim, pastaj edhe në kompeticionet kombëtare për edicionin 2023-2024!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img