Friday, September 20, 2024

Egnatia rikthehet te fitorja me goleadë

Lexo

EGNATIA-BYLIS 4-0 (31′, 57′ Ahmetaj, 36′ Xhemajli, 69′ Ndreca)

Pas humbjes ndaj Vllaznisë, Egnatia është rikthyer te fitorja.  Skuadra rrogozhinase triumfoi 4-0 ndaj Bylis, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin.

Dueli ishte i hapur me raste në të dy portat derisa vendasit gjetën golin e parë me Ahmetajn. Nga ai moment, thuajse u luajt gjithmonë me një portë dhe erdhën me radhë breshëria e golave të tjerë me anë të Xhemajlit, përsëri Ahmetajt e në fund Ndrecës, për të vulosur një sukses shumë bindës që lë pak vende për diskutim.

Me këtë rezultat, Egnatia kryeson momentalisht tabelën me 10 pikë. Në krahun tjetër, Bylis është në vendin e gjashtë me 5 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img