Rrogozhinasit kanë hedhur pas krahëve momentin e vështirë dhe rikthehen të marrin tre pikët në kampionat.
Në Korçë ishte një ndeshje e luftuar dhe kjo konfirmohet nga dy kartonët e kuq të dhënë nga arbitri.
Fillimisht Skënderbeu mbeti me 10 lojtarë në fundin e pjesës së parë,pasi u ndëshkua Luco Vaskez, si lojtari i fundit në aksionin e Vuthajt.
Egnatia përfitoi nga epërsia numerike dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 64-të me anë të Vuthaj.
Në minutën e 75-të,ishte radha e rrogozhinasve për të mbetur me 10 lojtarë, pasi u ndëshkua me të kuq edhe Malota,për faull ndaj Bismark.
Megjithatë rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe Egnatia mori fitoren,e cila e ngjit në vendin e dytë me 14 pikë,ndërsa Skënderbeu mban vendin e tetë me 7 pikë.
Fatos LAMAJ