Egnatia rinovon me një nga lojtarët më të rëndësishëm

Egnatia ka rinovuar me një nga lojtarët më të rëndësishëm. Klubi nga Rrogozhina, që luan sezonin e dytë radhazi në Superiore dhe synon një biletë europiane, ka firmosur akord të ri me Michael Agbekpornu.

24-vjeçari ganez luan në qendër të mesfushës, bën mirë të dy fazat e lojës dhe është një “digë” përpara mbrojtjes së skuadrës së Shpëtim Duros, që aktualisht renditet në vendin e tretë në kampionat.

Agbekpornu do të jetë pjesë e Egnatias deri në verën e vitit 2025. Lojtari afrikan numëron 38 ndeshje në total me skuadrën shqiptare, teksa golin e parë në Superiore e festoi në triumfin 2-0 ndaj Laçit më 13 nëntor të këtij viti.

Njoftimi zyrtar i klubit:

Michael Agbekpornu rinovon deri ne 2025. Pas paraqitjeve shumë pozitive të futbollistit Agbekpornu, klubi ka vendosur të zgjasë bashkëpunimin me të deri në fund të sezonit futbollistik 2025.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu