Thursday, November 21, 2024

Egnatia, shkruan historinë! Rrogozhinasit fitojnë dy trofetë e sezonit 2023-24. Pas Kupës së Shqipërisë, mundin në finalen e “Final 4” të Superiores Partizanin duke fituar titullin e parë kampion

Lexo

Partizani-Egnatia 0-1(Ibrahimoglu 35’)

Partizani:Qirko,Hadroj,Sota,Sembene,Atanaskoski,Murataj(Mehmeti 84),Maget,Rrapaj,Cara(Mensah 84),Bintsuka(Skuka 64),Mba(Taipi 46) Trajner: Orges Shehi

Egnatia:Sherri,Dylis(Spahiu 33),Malota,Xhemajli,Fangaj,Aleksi,Zejnullai(Ahmetaj 90+5),Fernando(Rama 79),Ndreca,Ibrahimoglu,Montenegro Trajner: Edlir Tetova

Gjyqtarë: Antoni Tejlor, Adam Nun, Geri Besuik(Angli), Enea Jorgji(Elbasan) Var: Robert Xhons(Angli), Avar: Kreshnik Bajramaj(Tiranë) Delegat: Marjus Sulejmani(Tiranë). Vëzhgues: Sokol Jareci(Tiranë)

Egnatia është zyrtarisht skuadra kampione e Superiores. Rrogozhinasit shkruajnë historinë në futbollin shqiptarë, teksa ngrejnë lart trofeun e titullit për herë të parë në historinë e tyre. Egnatia triumfoi 1-0 ndaj Partizanit në “Air Albania”, ku goli i Ibrahimoglu do të vendoste fatet e këtij takimi.

Egnatia kishte një dominim absolut ndaj Partizanit në pjesën e parë. Rrogozhinasit bënë një lojë të mirë në 45-minutat e para,duke “shtypur” demat në “Air Albania”. Sigurisht goli i Ibrahimoglu në minutën e 35-të të pjesës së parë ngriti “peshë” të gjthë rrogozhinasit,ndërsa la të shtangur nën vend të kuqtë.

Po në pjesën e parë, të kuqve iu anulua një gol, pasi Tejlor pa një faull brenda zonës së Egnatias. Edhe pjesën e dytë ekipi i Edlir Tetovës e nisi vrullshëm,por më pas Partizani nisi të fitonte terren.

Rrogozhinasit u mbrojtën më shumë,teka nuk munguan rastet për gol në të dyja portat. Alen Sherri në minutën e 67-të bën një pritje fantastike,teksa ndal në gol të sigurtë të Taipit. Gjithashtu Spahiu në minutën e 81-të të sfidës goditi shtyllën,me Egnatian që i shkoi këshut afër golit të dytë.

Minutat e mbetura do të ishin mjaft të luftuara,por nuk do të kishte ndryshim rezultati deri në fund. Egnatia fiton kështu ndaj Partizanit dhe koleksionon trofeun e titullit që është i pari në historinë e klubit rrogozhinas dhe janë pikërisht të kuqtë që i dorëzojnë kurorën në “Air Albania”. Fitorja e titullit vjen vetëm pak javë pasi Egnatia triumfoi edhe në Kupën e Shqipërisë ndaj Kukësit,po në stadiumin “Air Albania”.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img