Monday, November 25, 2024

Egnatia surprizon Kukësin në transfertë. Trajneri Duro debuton me fitore në “Kukës Arena”

Lexo

Tre fitoret radhazi dhe rikthimi për të luajtur me spektator ishte një motiv më tepër për Kukësin që të vijonte serinë e tre fitoreve radhazi në kampionat. Por, përballja e sotme me Egnatian në shtëpi ka qënë e pafat për verilindorët. Rrogozhinasit kanë surprizuar me lojë, por në fund edhe me rezultat duke fituar me rezultatin 0-1, një dhuratë e bukur kjo për Duros n ndeshjen e parë debutuese në pankinën rrgozhinase.

Kuksianët i dënon një autogol i Fereiras, portugezit që është lideri i mbrojtjes që nuk pësonte gol prej 270 minuta lojë. Egnatia rikthehet te suksesi me Duron që nuk vonoi të japë impaktin e tij në pankinën rrogozhinase, duke kaluar në renditje pikërisht verilindorët.

Në një ndeshje të bllokuar, ku Egnatia u mundua të mbyllë të gjitha hapësirat, Kukësi kishte mundësitë e tij për shënim, duke kërcënuar Sherrin me Shqipërim Taipin që në minutën e 5-të. Goditja e dënimit e pasaktë e mesfushorit i la vendin protagonizmit të Gabriel Barbosa. Braziliani u mundua të prishte ekuilibrat dy herë në tre minuta: fillimisht në minutën e 32-të me një goditje me kokë e pastaj në të 35-ën duke shfrytëzuar keq një assist të Haxhiut.

Qendërsulmuesi e mbylli pjesën e parë me një tjetër tentativë me kokë, që në të 44′,  gjeti devijimin vendimtar të Malotës. Asnjë ndryshim sjellje e rrogozhinasve, që presin kundërsulmin e duhur, duke nuhatur tendencën e Kukësit për tu shtyrë përpara. Delarzh shpenzoi një mundësi ideale menjëherë pas rifillimit, por ishte sinjali se Egnatia ishte aty. 4-4-2 i Dobit që humbi Berishën që në pjesën e parë, u shndërruar me dy qendra pas aktivizimit të Dacit për Basa, edhe pse njeriu më i rrezikshëm mbeti Barbosa, që në të 52′  ishte i pafat.

Konkluzioni i brazilianit, me Sherrin të mundur, u ndal nga shtylla, ndërsa portieri vazhdoi të kishte përqendrimin edhe në goditjen me kokë në të 57’ e dhjetë minuta më pas kur shoqëroi me sy të djathtën e Barbosas që përfundoi mbi kuadrat. Braziliani i provoi të gjitha, edhe akrobacinë, por porta e Sherrit mbeti e paprekur, ndërsa dëshira për ta fituar ndeshjen i bëri kuksianët të zgjateshin më shumë se duhej, duke i dhënë hapësirën që nuk duhej Delarzh.

Sulmuesi e shpenzoi mundësinë e paraqitur në të 77’, por pati ndihmën e Fereiras 5 minuta më vonë, në episodin që vendosi ndeshjen. Një devijim fatal, për lumturinë e Duros: tri pikë në debutim, e parakalim i Dobit në vendin e katërt me 12 pikë. Për Blutë një pikë më pak, e disfata e parë pas 5 takimesh radhazi pa pësuar mes kampionatit e kupës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img