Monday, February 9, 2026

Egnatia u rikthye te fitorja në Superiore, e cila mungonte prej katër ndeshjesh

Lexo

- Reklamë -spot_img

Rrogozhinasit triumfuan minimalisht në transfertë ndaj Flamurtarit,në ndeshjen e javës së 23-të.

Kampionët në fuqi iu falën një goli të shënuar nga Bakajoko në startin e pjesës së dytë,pasi pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Skuadra e teknikut Françesko Moriero tentoi të reagonte por portieri Dajsinani i mohoi golin në dy raste mbrojtësve Trashi dhe Peralta.

Kuqezinjtë tashmë e shohin veten gjithmonë e më keq teksa mbeten të fundit në renditje.

Me këtë fitore Egnatia mban vendin e tretë me 42 pikë,ndërsa Flamurtari renditet në vendin e fundit me vetëm 19 pikë dhe rrezikon mbijetesën.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img