Thursday, November 21, 2024

Egnatia-Vllaznia, mbyllet në barazim, 1-1, pjesa e parë në Rrogozhinë

Lexo

45 minutat e para të ndeshjes, Egnatia-Vllaznia, takim që po luhet nga ora 13,45 në stadiumin “Egnatia Arena” të Rrozhinës për llogari të javës së tetë të kategorisë Superiore, janë mbyllur në barazim, 1 me 1.

Të parët kanë kaluar në avantazh vendasit, përmes një gjuatjtje nga distanca, rreth 30 metër me autor Iseni, që duke përfituar edhe nga përgjumja e portjerit kuqeblu, Zogoviç, topi ka përfunduar në rrjetë.

1 me 0 për Egnatian, ndërkohë që disavantazhi bën që Vllaznia të intensifikojë veprimet sulmuese në drejtim të portës rrogozhinase. Janë disa ngulmime me protagonist Aralica dhe Da Silva, dhe goli për kuqeblutë do të vinte në fundin e pjesës së parë.

Ka qënë pikërisht, minuta e 43-të, kur në një ngulmim të kuqebluve në portën vendase, është portjeri i Egnatias, Puja që ndërhyn në mënyrë të parregullt ndaj Latifit të Vllaznisë. Një ndërhyrje, që për momentin gjyqtari kryesor, Kreshnik Bajramaj, nuk reagon për penallti, por pas sinjalizimit të sistemit VAR, ai shkon vetë të verifikojë pamajt, dhe më pas akordon penallti.

Liridon Latifit, i besohet ekzekutimi i njëmbëdhjetëmetërshit nga stafi kuqeblu, të cilin futbollisti nga Kosova e shndërron në gol. Barazim 1 me 1, rezultat ky që mbyllë edhe pjesën e parë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img