Egnatia – Vllaznia 1:1 (Shënues: Iseni 15′ / Latifi 45′ (p) )
E hënë, 8 nëntor 2021, ora 13.45, stadiumi “Egnatia Arena” i qytetit të Rrogozhinës
Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Telushi, Iseni, Jackson, Çyrbja, Imeri, Pedro. Trajner: Gugash Magani
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Fallou Diagne, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva, Aralica, Latifi. Trajner: Thomas Brdariç
Gjyqtarë: Kreshnik Bajramaj, Renato Malaj, Xhuljo Mani-i katërt Olti Çela
Var: Florjan Lata, Denis Rexha
Egnatia-Vllaznia, ishte çifti i fundit që mbylli javën e tetë të kategorisë Superiore. Një ndeshje që ballafaqoi dy skuadra me pikë të barabarta, nga 9 secila, të cilat ndanin vendin e pestë dhe të gjashtë. Ndaj, në të dy kampet përkatëse kërkonin patjetër fitoren tre pikëshe duke synuar të kalonin Laçin e vendit të katërt me 11 pikë në tabelë, por për t’u barazuar edhe me Teutën e vendit të tretë me 12 pikë në renditje.
Vërshëllima përfundimtare e gjyqtarit kryesor, Kreshnik Bajramaj, pasi kanë kaluar edhe 3 minutat shtesë, ka fiksuar rezultatin e barartë 1 me 1.Që të dy golat janë shënuar në pjesën e parë me anatë të Isenit dhe më pas nga Latifi për miqtë.
Për hirë të së vertetës, goli i shënuar nga Iseni në minutën e 15-të, me atë gjuajtje nga distanca rreth 30-të metër, por i ndihmuar edhe nga përgjumja e portjerit të Vllaznisë, Zogoviç, mori vlerësimet pozitive nga specialistët e futbollit. Ndërkohë që, barazimi i shifrave të rezultatit ka ardhur prmes pikës së bardhë të penalltisë. Ka qënë pikërisht, minuta e 43-të, kur në një ngulmim të kuqebluve në portën vendase, është portjeri i Egnatias, Puja që ndërhyn në mënyrë të parregullt ndaj Latifit të Vllaznisë. Një ndërhyrje, që për momentin gjyqtari kryesor, Kreshnik Bajramaj, nuk reagon për penallti, por pas sinjalizimit të sistemit VAR, ai shkon vetë të verifikojë pamjet televizive, dhe më pas akordon penallti. Liridon Latifit, i besohet ekzekutimi i njëmbëdhjetëmetërshit nga stafi kuqeblu, të cilin futbollisti nga Kosova e shndërron në gol. Barazim 1 me 1, rezultat ky që mbyllë edhe pjesën e parë.
45 minutat e dyta shoqërohen nga një luftë e fortë sportive, sidmos nga Vllaznia, e cila kërkon të mos largohet pa marrë tre pikëshin, aq të domosdoshëm për të për vetë rrethanat në të cilat gjendet në tabelën e klasifikimit. Megjithatë, edhe futbollistët rrogozhinas shfaqen jo pak të rrezikshëm në portën kuqeblu, përfshirë edhe një goditje traverse nga Imeri, por tashmë, në ndryshim nga pjesa e parë, duke gjetur sigurinë e duhur nga ana e portjerit Zogoviç.
Për të gjetur golin e e avantazhit, Brdariç bën edhe freskimet e formacionit të parë duke larguar dyshën Kruja-Latifi. Ndërrime këto, që në një farë mënyre nuk janë pritur edhe fort mirë nga vetë futbollistët titullarë. Nëse Kruja e kalon në heshtje largimin nga fusha, ndryshe ndodhë me Latifin, i cili, pasi largohet me vrap nga fusha, i befasuar nga vendimi i marrë nga trajner Brdariç, me të mbërritur pranë pankinës kuqeblu, shpërthen duke goditur me shkelm shishet e ujit. Veprim ky, që nga nxitimi dhe nervozizmi bën që të humb dhe ekuilibrin duke shpëtuar për mrekulli nga një dëmtim fizik.
Pas këtij episodi, minutat në vazhdim nuk sjellin asgjë të re në fushën e lojës, duke bërë që gjithçka të mbyllet në barazim 1 me 1.Barazim ky që i mban sërishmi të dyja skuadrat në pozitat e mëparshme, me vendim e pestë dhe të gjashtë në tabelën e klasifikimit, me pikë të barabarta, nga 10 secila.
Më sipër në rensitje, janë katër skuadrat e kreut, me Tiranën kryesuese në kuotën e 20 pikëve, 10 më shumë se sa Vllaznia, Kukësi 14, Teuta 12 dhe Laçi 11-të.