Është mbyllur në Elbasan takimi mes vendasve dhe Laçit. Miqtë nga veriu rezultuan më kërkues dhe në fund u shpërblyen me 3 pikë pas fitores 1-2 ndaj Elbasanit.
Në “Elbasan Arena” u luajt një takim i bukur për t’u parë, me ritëm, antagonizëm dhe shumë raste. Sulmi i të dy skaudrave ishte procesiv, por më efikas ai i bardhezinjve. Kurbinasit gjetën golin që në fillim pas 2-3 këmbënguljeve. I përhershmi Mjaki me goditjet tipike në zonë i harruar nga mbrojtësit kundërshtarë, dënoi elbasanasit.
Pjesa e parë u mbyll me administrimin e të drejtuarve të Morieros. Në të dytën Gvzodenovic ndërmori disa ndërriem që sollën frymë tek Elbasani. Megjithatë, pas golit të dytë të Tresës, gjithçka u ndërlikua.
Verdheblutë nuk e ndalën hapin të kërkonin golin e aprë në sfidë, por kurbinasit u nvunë të gjithë në markim dhe në mbrojtje. Paraqitje e mirë nga shumë lojatër të Laçit, si Bibo, Manellari, Melo, Tresa apo edhe portieri Molla që shpëtoi shumë raste.
Laçianët ia dalin të korrin sukses, ndërsa tekniku serb dhe verdheblutë zhgënjejnë para tifozëve të tyre që ngrin dhe filluan fishkëllimat në fund të takimit. Ngushëllimi i vetëm goli në fund me penallti.