Elbasani përmbysi Teutën, duke triumfuar me shifrat 3-1, në sfidën e vlefshme për javën e 20-të. Protagonisti i ndeshjes ka qenë sulmuesi Arsen Lleshi i cili shënoi tripletë.
Ndeshja ka qenë e bukur dhe plot emocione. Teuta e mbylli pjesën e parë në avantazh me golin e debutuesit Beshiraj ku pavarësisht përpjekjeve rezultati i pjesës së parë nuk ndryshon.
Në pjesën e dytë skenën e rrëmben Lleshi, që shënon tre gola për përmbysjen e madhe dhe i dhuron një fitore të çmuar skuadrës verdheblu.
Pas kësaj fitore, Elbasani ngjitet në kuotën e 28 pikëve duke iu afruar zonës së “Final Four” duke qenë 5 pikë larg si vend i pestë, ndërsa Teuta mban vendin e gjashtë me 23 pikë.