Friday, September 20, 2024

Elbasani i Superiores në kërkim të përforcimeve. Në shënjestër, Filip Najdovski

Lexo

Elbasani nuk ka ndërmend të ndalet dhe për të qenë sa më dinjitoz në Superiore në sezonin e ri, drejtuesit kërkojnë lojtarë me eksperiencë dhe që e njohim mirë elitën. Kështu Filip Najdovski është lojtari i radhës për të cilin drejtuesit elbasanas kanë bërë ofertë.

Shtypi i shkruar bën me dije se kampionët e Kategorisë së Parë synojnë të përforcojnë mbrojtjen dhe ish-kapiteni i Tiranës i përmbush kriteret e tyre dhe tashmë mes palëve kan nisur edhe kontaktet e para. 31-vjeçari është një lojtar i lirë në treg, pasi ka mbyllur bashkëpunimin me bardheblutë,me të cilët ka fituar edhe një titull kampion.

Në këto kushte Elbasani tenton ta mbajë në Superiore,por këtë herë të veshë fanellën verdheblu. Maqedonasi u bë pjesë e Tiranës katër sezone më parë,ndërsa u kthye në një lider të bardhebklutë,duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Eksperienca e tij do të ndihmonte ekipin e Nevil Dedes për sezonin e ri,ku synimi është të kapin “Final-Four”.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img