Monday, December 8, 2025

Elbasani mposht Vllazninë dhe ngjitet në krye të Superiores

Lexo

- Reklamë -spot_img

Elbasani doli fitimtar në “Elbasan Arena”, duke mbyllur me sukses javën e 15-të të Superiores falë fitores 1-0 ndaj Vllaznisë. Ndeshja u karakterizua nga ritmi i lartë dhe loja e ashpër, me plot 7 kartonë të verdhë dhe një të kuq vetëm në pjesën e parë. Momenti kyç ishte dalja me të kuq e Elmaldo Gjinit në minutën e 27-të, që e vuri skuadrën shkodrane në vështirësi për më shumë se një orë lojë.

Golin vendimtar e shënoi sulmuesi Tsague në minutën e 49-të. Vllaznia, megjithëse u përpoq të reagojë në pjesën e dytë. me rastin më të rrezikshëm nga goditja e dënimit e Kallakut që u ndal në traversë, nuk arriti të shmangë humbjen dhe mbetet në vendin e katërt me 25 pikë.

Fitorja ndaj një rivali direkt e forcon edhe më shumë pozicionin e skuadrës së drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç, që pas 15 javësh merr e vetme kryesimin e kampionatit. Ndërsa Vllaznia është e katërta me 25 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img