Saturday, February 21, 2026

Elbasani mposht Vorën në transfertë, gara për titullin ndizet

Lexo

- Reklamë -spot_img

Elbasani ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Vorës, duke triumfuar 2-1 në sfidën e vlefshme për javën e 25-të të “Abissnet Superiore”. Takimi i zhvilluar në stadiumin e Vorës dhuroi emocione, polemika dhe tre pikë me peshë për verdheblutë.

Elbasani kaloi i pari në avantazh me Olberkis, i cili konkretizoi epërsinë e skuadrës së tij në pjesën e parë. Megjithatë, reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm. Mesfushori Irgi Kasalla realizoi një supergol, duke rikthyer baraspeshën dhe duke ndezur entuziazmin e tifozëve vorakë.

Në pjesën e dytë, miqtë u shfaqën më kërkues dhe më këmbëngulës në sulm, duke marrë kontrollin e lojës dhe duke shtuar presionin drejt zonës kundërshtare. Momenti vendimtar erdhi pas një penalltie të kontestuar nga vendasit. Gjyqtari Kreshik Barjamaj akordoi 11-metërsh, vendim që u konfirmua edhe pas rishikimit në VAR nga Eldorjan Hamiti, mes protestave të lojtarëve të Vorës. Nga pika e bardhë, Arsen Lleshi u tregua i saktë, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke vulosur fitoren 2-1 për elbasanasit.

Me këtë sukses, Elbasani ngjitet në kuotën e 45 pikëve dhe mban vendin e tretë në renditje, vetëm tre pikë larg kryesuesve të Vllaznia. Nga ana tjetër, Vora mbetet në kuotën e 26 pikëve në vendin e shtatë, ende pranë “zonës së ftohtë”, dhe do të duhet të reagojë në javët e mbetura për të siguruar mbijetesën.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img