Elbasani-Egnatia 1-0(Shënues: Tsague 66’)
Edhe pas javës së 11-të, kreu i renditjes vazhdon të ketë dy skuadra me pikë të barabarta, Vllazninë dhe Elbasani, të cilat janë në të njëjtën kuotë pikësh, por me kuqeblutë që kryesojnë falë golaverazhit më të mirë.
Fitorja e djeshe nga Vllazania ndaj Dinamos 1-0 u pasua me të njëjtin rezultat nga Elbasani që mundi Egnatian, ndeshje kjo e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Elbasan Arena”.
Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Tsague në minutën e 66-të të takimit. Megjithatë, rrogozhinasit morën një goditje që në fillimin e pjesës së dytë ndërsa Haime u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke e lënë skuadrën e tij në inferioritet numerik.
Kjo është fitorja e katërt radhazi për Elbasanin(me Bylisin, Tiranën, Flamurtarin dhe Egnatian) duke u ngjitur në kuotën e 23 pikëve, aq sa Vllaznia e vendit të parë. Egnatia ndodhet në vendin e tretë me 19 pikë.



