AF Elbasani dhe Skënderbeu zhvilluan një beteje të ashpër në përballjen e tyre pasditen e së enjtes në “Elbasan Arena” në kërkim të një fitoreje tre pikëshe, çka do t’i vlente verdhebluvë në pretendimet për të kapur vendin e katërt të “Final 4”, ndërkohë që për korçarët, një tre pikësh do t’i shërbente shumë për mbijetese.
Por 90-të minutat e kohës shtesë si dhe dhe ato shtesë, edhe pse u shoqëruan me penallti, karton të kuq si dhe shtylla, nuk mjaftuan për të ndryshuar shifrat fillestarre, 0 me 0.
Skënderbeu humbi Dumfurin, i cili mori kartonin e dytë të verdhë në të 57’ ndërkohë që rasti kulminant i sfidës ishte penalltia, që u humb nga Musta në minutën e 77-të.
Travera dhe shtylla ndalën Elbasanin, që kërkoi me ngulm golin, ndërsa në anën tjetër, Skënderbeu po ashtu iu afrua fitores dhe pse luajti me 10 lojtarë për rreth 40 minuta lojë.
Me këtë barazim, 0-0, Elbasani shkon në kuotën e 35 pikëve dhe mban vendin e pestë ndërsa Skënderbeu mban vendin e fundit me 27 pikë.
Fatmir POPJA