Tuesday, December 3, 2024

Eleminohet nga Kupa e Shqipërisë, trajneri Gugash Magani largohet nga drejtimi i Lushnjes

Lexo

Eleminimi nga Kupa e Shqipërisë duket se ka rezultuar fatal për trajnerin Gugash Magani. Ndonëse pas ndeshjes trajneri deklaroi se nuk do të largohej nga drejtimi i skuadrës lagunare sot situata ka marrë një tjetër kthesë.

Klubi lushnjar njofton se palët kanë ndërprerë bashkëpunimin me konsensus. Në ditët në vazhdim do të zyrtarizohet edhe emri i trajnerit të ri të Lushnjës.

“Lushnja dëshiron të informojë të gjithë opinionin futbolldashës për ndërprerjen e bashkëpunimit mes klubit dhe trajnerit Gugash Magani! Politikat dhe strategjia e klubit nuk u gjetën në vija te përbashkëta kooperimi me trajnerin dhe për rrjedhojë të dy palët dakorësuan ndërprerjen e kontratës!

KF.Lushnja 1930 i përcjell falenderimet me te sinqerta trajnerit për gjithë kontributin e dhënë dhe i uron suksese te mëtejshme ne karrierën e tij! Faleminderit Gugash Magani!”, shkruhet në njoftimin e klubit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img